75 Mall Live Search
08:24 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Raportuesi për Kosovën shpreson që liberalizimi i vizave të bëhet deri në maj të vitit 2019

Igor Sholtes, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian,  ka pranuar se te disa shtete anëtare të BE-së kanë mëdyshje sa i përket heqjes së vizave për Kosovën. Megjithatë, ai shpreson se liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të mandatit aktual të Parlamentit Evropian. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen në maj të vitit 2019.

Por, sipas tij, çështja e vizave nuk ka nevojë të kalojë në Këshillin e Ministrave të BE-së me shumicë absolute të votave.

Këto komente Sholtes i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se i ka sugjeruar ministres kosovare për Integrime Evropiane Dhurata Hoxhës t’i takojë ministrat e shteteve që hezitojnë të votojnë në favor të regjimit pa viza, për t’i bindur ata se kosovarët e meritojnë të udhëtojnë lirshëm në BE.

“Kam këshilluar gjithashtu ministrat nga Kosova të punojnë ngushtë me ambasadat e me ministritë e atyre vendeve dhe të mundohen të ndikojnë në vendimin përfundimtar të përfaqësuesve të shteteve anëtar”, thotë  eurodeputeti Sholtes.