13:26 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / A. M.

Rapsodi Fatmir Makolli i bën dhuratë një çifteli Dua Lipës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vijon të vizitojë qytete të ndryshme të Shqipërisë pas përfundimit me sukses të festivalit “Sunny Hill”.

Gjatë këtyre vizitave, ajo ka takuar edhe shumë personazhe të famshëm shqiptar. Më i fundit, është rapsodi i mirënjohur shqiptar, Fatmir Makolli, i cili i ka bërë asaj një dhuratë simbolike që lidhet me muzikën tradicionale, transmeton IndeksOnline

Rapsodi i ka dhuruar Duas një çifteli, të cilën do ta ketë kujtim si bartëse e vlerave muzikore të kombit shqiptar.

 Këngëtarja është emocionuar shumë nga ky gjest dhe e ka falenderuar pafund Makollin./IndeksOnline/