09:58 / E Premte, 06 Tetor 2017 / indeksADMonline

Raqqa sakrifikoi gjithçka për të shkatërruar Shtetin Islamik

Muret e lashta që rrethojnë qytetin e vjetër të braktisur të Raqqës janë pothuajse e vetmja strukturë që eshtë e paprekur nga bombardimet. Ndërsa, gjendja është tjetër brenda dyqaneve dhe shtëpive, ku mbizotëron betoni i shkatërruar.

Lufta midis milicive të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara dhe Shteti Islamik ka mbushur xhamitë dhe minaret me armë automatike, ndërsa sulmet ajrore kanë rrafshuar shtëpitë, transmeton AktivPress

Raqqa, vendi ku Shteti Islamik komplotoi sulmet jashtë vendit gjatë sundimit të tij tre-vjeçar, pothuajse është kapur në një ofensivë të mbështetur nga mbulesa ajrore e SHBA-së dhe forcat speciale. Por sidoqoftë, militantët kanë shkaktuar shkatërrime që zyrtarët thonë se do të duhen vite dhe do të kushtojnë miliona dollarë për t’u riparuar.

“Këshilli Civil për Raqqan”, i ngritur për të rindërtuar dhe qeverisur këtë qytet, përballet me një detyrë të madhe. Zyrtarët e këtij këshilli thonë se ndihma nga vendet e koalicionit të udhëhequr nga SHBA është e pamjaftueshme./AktivPress