Rashani i pandalshëm, gol dhe asist në Norvegji

Sulmuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, ka realizuar golin e dytë sezonal.
Rashani ka realizuar gol në minutën e 28-të, ku Odd po luan ndaj Stabaekut.
Sulmuesi kosovar asistoi edhe në golin e dytë të shënuar nga shoku i tij i skuadrës, Ruud.
Ndeshja i takon xhiros së 18-të të ligës më të lartë të futbollit norvegjez. /IndeksOnline/