17:37 / E Diele, 11 Shkurt 2024 / G T

Rashani kapet me portierin kundërshtar, përjashtohet me karton të kuq

Skuadra e Clermontit barazoi 1:1 ndaj Brestit në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Ligue 1.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani u ndëshkua me karton të kuq direkt në këtë takim, shkruan Indeksonline

Rashani u kap me kundërshtarin e tij, portierin Bizot.

Të dy u ndëshkuan me kartonin e kuq direkt, kurse interesante ishte momenti kur dolën jashtë të kapur me njëri-tjetrin./Indeksonline/