Rashani po nxiton me ardhë n’Kosovë, për 30 minuta e merr të kuqin në Ligue 1

Skuadra e Clermonte është duke fituar 2:1 ndaj Le Havre në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligue 1.
Në minutën e 30’të, skuadra vendase mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Elbasan Rashani u ndëshkua me dy të verdhë, shkruan Indeksonline
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës fillimisht mori një karton të verdhë, por më pas reagoi ashpër ndaj gjyqtarit të ndeshjes, e ky i fundit e ndëshkoi me të kuqin.
Elbasan Rashani do të jetë pjesë e miqësoreve të muajit mars me Kosovën, pasi emri i tij figuroi në listën e trajnerit Franco Foda./Indeksonline/