75 Mall Live Search
19:30 / E Diele, 30 Mars 2025 / G T

Rashani rikthehet nga lëndimi dhe ia siguron tri pikë Elche-s

Skuadra e Elches ka siguruar tri pikë në ndeshjen ndaj Cordoba, e vlefshme për javën e 33-të në La Liga 2 të Spanjës.

Heroi për mysafirët ishte sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Elbasan Rashani, shkruan Indeksonline

Rashani u inkuadrua në lojë në minutën e 81’të, kurse në minutën e 89’të shënoi golin për tri pikë.

Sulmuesi “dardan” kishte munguar në disa ndeshje shkaku i një lëndimi muskolar dhe u rikthye në mënyrën më të mirë të mundshme./Indeksonline/