75 Mall Live Search
13:51 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / L A

Rashford drejt largimit të përhershëm nga Unitedi, klubi nuk llogarit në të

Marcus Rashford po shkëlqen këtë sezon te Barcelona.

Anglezi, ishte huazuar te Barça pasi që nuk përbën pjesë në planet e trajnerit Ruben Amorim.

Mirëpo raportimet e reja nga Diario Sport, tregojnë se Rashford do të shitet nga Manchester United në verën e ardhshme pasi që nuk llogaritin në të, pavarësisht formës së tij të mirë me Barçën.

Kjo padyshim është lajm i mirë për klubin blaugranas, pasi që e shohin si mundësi të mirë për ta bërë të përhershme transferimin e tij te Barcelona.

Këtë sezon, Rashford ka bërë 16 paraqitje ku shënoi 6 gola dhe 9 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/