75 Mall Live Search
08:18 / E Mërkurë, 24 Dhjetor 2025 / G T

Rashford: Dua të qëndroj në Barcelonë, kjo skuadër lufton gjithmonë për tituj

Futbollisti anglez, Marcus Rashford, preferon të qëndrojë më gjatë te skuadra katalunase, Barcelona.

Sulmuesi anglez është i huazuar deri në fund të këtij sezoni nga Manchester Unitedi, shkruan Indeksonline

Por, ai planifikon të qëndroj te skuadra katalunase edhe pas përfundimit të kontratës.

“Unë dua të qëndroj te Barcelona. Ky është qëllimi im. Unë do të stërvitem fuqishëm dhe të jap më të mirën në fushë. Qëllimi i kësaj skuadre është të fitoj sa më shumë tituj”, u shpreh Rashford

Kujtojmë se Rashford ka kontratë me Manchester Unitedin deri në vitin 2028./Indeksonline/