Rashford krahasohet me Ronaldon, Paqarada bën shaka me Halimin
Sulmuesi Marcus Rashford u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshjes Kosovë – Angli.
Ai ishte i papërmbajtshëm dhe regjistroi paraqitje të mrekullueshme.
Përpos që shënoi gol, Rashford pati disa momente në lojë që morrën vëmendjen e publikut.
Gjatë një depërtimi nga krahu i majtë, ai bëri një lëvizje mashtruese që tifozët po e krahasojnë me Cristiano Ronaldon, shkruan Indeksonline.
Në këtë aksion, “viktimë” ishte Besar Halimi, i cili kërkoi ta deshi ta ndalte sulmuesin anglez por rrëshqiti.
Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada e ka postuar këtë video në profilin e tij në Instagram.
“Rrëshqitësi Besar Halimi” shkruan Paqarada. Dy futbollistët janë shokë skuadre dhe aktivizohen te ekipi gjerman Sandhausen. /Indeksonline/
