75 Mall Live Search
07:39 / E Premte, 19 Shtator 2025 / G T

Rashford “merr zemër” pasi shënoi dy gola: Qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore 1:2 ndaj Neëcastle Unitedit, duke filluar pozitivisht sezonin e ri të UEFA Champions League.

Marcus Rashford, sulmuesi anglez shënoi dy gola të bukur në këtë përballje, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, ai u intervistua nga “TNT Sports” dhe foli për qëllimet që ka klubi spanjoll këtë sezon.

“Qëllimi ynë është të fitojmë Ligën e Kampionëve. Sezonin e kaluar ishim shumë afër. Këtë vit, qëllimi është të bëjmë një hap më të madh”, u shpreh Rashford

Ndeshjen e ardhshme, Barcelona e zhvillon ndaj kampionit aktual të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain./Indeksonline/