75 Mall Live Search
22:21 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Rashford: Nuk kam kërcyer aq lartë sa Ronaldo por jam duke punuar për të

Futbollisti i Manchester United, Marcus Rashford ishte autor i golit të tretë të United në ndeshjen kundër Newcastle.

Rashford shënoi një gol mjaftë të bukur me kokë dhe duket se futbollistit ky gol i ka ngjasuar me golin e shënuar nga Ronaldo.

Ai ka postuar një fotografi të këtij goli duke shënuar ‘Nuk kam kërcyer aq lartë sa Ronaldo por jam duke punuar për të’.

Manchester United arriti një fitore mjaftë të madhe kundër Newcastle duke e rikthyer rezultatin dhe duke arritur kështu fitore me rezultat 4-1./Indeksonline/.