75 Mall Live Search
15:37 / E Diele, 03 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Rashford shënon gol në ndeshjen e 100-të në Premier Ligë

Marcus Rashford po kalon formë të jashtëzakonshme me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.

21 vjeçari shënoi golin e epërsisë në ndeshjen kundër Leicesterit, ku po luan sfidën e 100-të në karrierë në Premier Ligë.

Kësisoj, Rashford bëhet lojtari i dytë më i ri në histori të Man Utd që e arrinë këtë numër, pas Ryan Giggs.

Që nga debutimi në shkurt të vitit 2016, sulmuesi anglez ka shënuar 26 gola për klubin, më shumë se çdo futbollist tjetër i djajve të kuqë. /Indeksonline/

https://tëitter.com/i/status/1092064774005944320