18:16 / E Premte, 15 Janar 2021 / Blerim

Rashford vjen me një mesazh për Rooneyn pas pensionimit

Drejtori ekzekutiv i Derby County, Stephen Pearce konfirmoi lajmin për emërimin e përhershëm të Wayne Rooneyt në rolin e trajnerit,

Rooney ka deklaruar gjatë ditës së sotme se do të tërhiqet nga futboll, ai gjithashtu është emëruar trajner dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023 me Derby County.

Gjatë ditës së sotme, Rooney është uruar nga shumë bashkëlojtarët të tij dhe menaxherë të shumtë.

Njëri prej tyre ishte edhe Marcus Rafshord, i cili tha: “Një nga më i miri në histori. Ishte një ëndërr e bërë realitet të luaja me ty. Urime për një karrierë të jashtëzakonshme, jeni më miri”, tha anglezi në postimin e tij në llogarinë zyrtare në Tëitter.