Rashica ‘çmend’ mediumet serbe
Milot Rashica ishte futbollisti i ndeshjes në fitoren e Werder Bremenit 3-2 kundër Wolfsburgut.
Reprezentuesi i Kosovës realizoi dy gola dhe në të dy rastet festoi me shqiponjë.
Rashica këtë e bëri për të kujtuar viktimat e tërmetit vdekjeprurës në Shqipëri, shkruan Indeksonline.
Mediumi serb ‘Blic.rs’ në mes të tjerash shkruan se Rashica e promovoi ‘Shqipërinë e Madhe’.
“Milot Rashica, i cili luajti për të gjitha grupmoshat e reja të Shqipërisë dhe në vitin 2016 ndryshoi shtetësinë duke luajtur për Kosovën, festoi dy golat e tij si Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në ndeshjen Serbi – Zvicër”, shkruan fillimisht mediumi serb.
“Ai palosi krahët në kraharor me shqiponjën, e cila simbolizon idenë e ‘Shqipërisë së Madhe”, shkruan më tej ‘Blic.rs”.
/Indeksonline/