75 Mall Live Search
22:38 / E Shtunë, 13 Prill 2024 / G T

Rashica dhe Muçi mbesin pa trajner, shkarkohet Fernando Santos

Skuadra e Besiktasit ka shkarkuar nga pozita trajnerin, Fernando Santos.

Klubi ku luajnë dyshja shqiptare, Milot Rashica dhe Ernest Muçi barazuan 1:1 ndaj Samsunsporit në ndeshjen e javës së 32-të në Superligën e Turqisë, shkruan Indeksonline

Ky rezultat ka bërë që drejtuesit e klubit turk ta largojnë nga stoli ish-kampionin e Europës me Portugalinë.

Fernando Santos ishte shkarkuar nga pozita e trajnerit te Kombëtarja e Polonisë pas humbjes nga Shqipëria dhe më pas mori drejtimin e Besiktasit ku qëndroi vetëm pak muaj.

Besiktas gjatë këtij sezoni ka grumbulluar 48 pikë dhe gjendet në pozitën e 4-të./Indeksonline/