Rashica dhe Muçi startojnë për Besiktasin

Skuadra e Besiktasit luan sot ndeshjen ndaj Istanbulsporit, e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Turqisë.
Trajneri Santos ka vendosur që këtë takim të startoj me dyshen shqiptare, Milot Rashica dhe Ernest Muçi, shkruan Indeksonline
Ndeshja zhvillohet nga ora 17:00 në stadiumin “Necmi Kadioglu”.
Besiktas pas 26-xhirosh ka grumbulluar 39 pikë, kurse Istanbulspori është në pozitën e fundit në tabelë me 12 pikë./Indeksonline/