18:01 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rashica: Do të luajmë për të marrë tri pikë

Kosova nesër do të luaj kundër Bullgarisë në ndeshjen kualifikuese të Euro 2020.

Para kësaj ndeshje ka folur Milot Rashica, i cili ndër të tjerash ka përmendur edhe lëndimin e Zenelit.

Ai është i bindur se nga Sofja do të kthehet me 3 pikë.

Do të ishte mirë të fitonim kundër Malit të Zi, por kundër Bullgarisë kërkojmë 3 pikë“, ka thënë Rashica.

Lëndimet si e Arbërit, Berishës, Kryeziut, Shalës janë shumë të rëndësishëm për neve, është fundi i sezonit dhe lëndimet mund të jenë pa prit por ne do të hyjmë në fushë me përqendrim të lartë“.

Në Gjermani luaj si sulmues i parë dhe kam bërë mirë në këtë pozicion, por trajneri vendos se ku do të luaj“, ka thënë ndër të tjerash Rashica. /IndeksOnline/