Rashica do të qëndroj në Werder me një pagë më të madhe
Milot Rashica ishte futbollisti më i mirë i Werder Bremenit në sezonin e kaluar.
Skuadra gjermane dëshiron të mbaj me çdo kusht sulmuesin kosovar dhe Frank Baumann dëshiron të zgjasë kontratën e tij që i skadon në vitin 2020.
Nëse Werder tenton të vazhdoj me Rashicën atëherë duhet një rritje page, shkruan Indeksonline.
Agjenti i lojtarit, Altin Lala në një intervistë për ‘Bild’ ka thënë se nuk e ka për nxitim marrëveshjen e re.
“Milot ka edhe tre vjet kontratë. Nuk duhet të përpiqemi për një zgjatje tani”, ka thënë Lala.
Vlera aktuale e Rashicës është 20 milionë euro derisa Benfica ishte gati të paguante 18 milionë euro për të. /IndeksOnline/