Rashica dhe Asllani me trajner të ri, Besiktasi afër marrëveshjes me italianin
Besiktas ka gjetur trajnerin e tij të ri.
Bëhet fjalë për italianin, Vincenzo Italiano, i cili kërkoi një sfidë të re jashtë Serie-s A-së.

Italiano, do të nënshkruajë kontratën dyvjeçare dhe do të ketë mundësi të menaxhojë yjet shqiptarë si Milot Rashica dhe Kristjan Asllani.
Ai së fundmi ishte te Bologna, ku arriti të kishte sukses me fitimin e Kupës së Italisë sezonin e kaluar./IndeksOnline/

