Rashica e bën testin për Covid-19, ky është rezultati

Milot Rashica ka bërë testin për virusin Covid-19 me të rikthyer në skuadrën e Werder Bremenit.
Rashica ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e muajit mars, ndaj Lituanisë (4-0), Suedisë (0-3) dhe kundër Spanjës (3-1), shkruan IndeksOnline
Me t’u rikthyer në ekipin nga Bundesliga, ylli kosovar iu nënshtrua testit për Covid-19.
Rezultati i tij doli negativ, një gjë pozitive për ekipin gjerman.
“Të gjitha testet për lojtarët që luajtën me kombëtaret e tyre kanë ndalë negativ. Të gjithë janë në stërvitje”, ka thënë trajneri Florian Kohfeldt.
Miloti do të jetë i gatshëm të luaj të dielën me Bremenin në ndeshjen kundër Stuttgartit../IndeksOnline/