75 Mall Live Search
17:36 / E Shtunë, 08 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Rashica e Berisha me performancat më të dobëta me skuadrat e tyre

Werder Bremen u mposht 0:2 si nikoqir i Union Berlinit duke e parë veten jashtëzakonisht në rrezik për të mbijetuar në elitën e futbollit gjerman këtë sezon.

Në anën tjetër, Fortuna Dusseldorf luajti baraz 1:1 ndaj Wolfsburgut.

Për Werderin startues u paraqit Milot Rashica, ndërsa për Dusseldorfin luajti Valon Berisha.

Mirëpo, të dy treguan performancë të dobët, shkruan Indeksonline.

Milot Rashica e Valon Berisha u vlerësuan me notat më të dobëta në skuadrat e tyre.

Rashica mori notën 6.5 sipas Sofascore, ndërsa Valon Berisha u vlerësua me notën 6.4./Indeksonline/