75 Mall Live Search
09:21 / E Shtunë, 31 Janar 2026 / Gj Sh

Rashica e mirëpret Asllanin te Besiktashi, atmosferë shqiptare në stërvitje (VIDEO)

Kristjan Asllani ditën e djeshme kompletoi transferimin te Besiktashi.

Mesfushoir i kombëtares shqiptare do të jetë pjesë e skuadrës turke deri në fund të sezonit, pasi Besiktash arriti marrëveshje me Interin për huazimin e tij, me mundësi blerje, shkruan IndeksOnline.

Asllani nuk ishte vetëm në ditën e parë, pasi aty u mirëprit nga ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica e prezentoi para pjesës tjetër të skuadrës si ”vëlla”, duke krijuar një atmosferë shqiptare në stërvitjen e Besiktashit./IndeksOnline/