75 Mall Live Search
21:09 / E Premte, 19 Prill 2024 / Gj. Sh

Rashica e Muçi vendimtar, Beshiktashi i rikthehet fitoreve me trajnerin e ri

Pas pesë ndeshjeve, Besiktashi i është rikthyer fitoreve në Superligën e Turqisë.

Klubi ku luajnë dyshja shqiptare, Milot Rashica dhe Ernest Muçi sonte fituan ndaj skuadrës së Ankaragucu, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Muçi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 18-të, derisa Rashica asistoi te goli i dytë i shënuar nga Muleka.

Pas 33 xhirove, Besiktashi renditet në vendin e katërt në tabelë, me 51 pikë./IndeksOnline/