15:09 / E Shtunë, 18 Janar 2020 / indeksADMonline

Rashica e zbulon futbollistin që i ka dhënë përkrahje

Futbollisti kosovar, Milot Rashica ka treguar se futbollisti që e ndihmon atë kur është duke kaluar ndonjë periudhë të keqe është Claudio Pizarro.

Pizarro njihet si një futbollist që është udhëzues për lojtarët e rinj, andaj Rashica në një intervistë të dhënë kohëve të fundit e vlerësoi ndihmën e tij.

“Claudio Pizarro është një sulmues shumë me përvojë në ekip.  Më ndihmon shumë, veçanërisht në fazat kur nuk kam sukses ”, tregoi Miloti.

Rashica është duke u vlerësuar mjaftë shumë nga skuadra gjermane dhe që nga transferimi i tij në këtë skuadër e deri më tani është bërë një nga futbollistët kryesor.

/Indeksonline/.