19:27 / E Enjte, 12 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rashica është i gatshëm për lojë

Pas gati 1 muaj jashtë fushave të blerta, Milot Rashica do të jetë i gatshëm për Werder Bremenin.

23 vjeçari ishte lënduar në ndeshjen e javës së parë në Bundesligë kundër Fortuna Dusseldorfit.

Ai mungoi në dy ndeshje Werderin, poashtu edhe për Kosovën nuk ishte në dispozicion për dy ndeshjet e shtatorit.

Para dy ditësh, Rashica është rikthyer në stërvitje ndërsa Indeksonline mëson që ai pritet të jetë në bankë rezervë në fundjavë kundër Union Berlinit. /Indeksonline/