75 Mall Live Search
22:40 / E Mërkurë, 24 Prill 2019 / indeksADMonline

Rashica fenomenal, Bayern në finale falë penalltisë

Bayern Munchen ka kaluar në finale të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra bavareze në gjysmëfinale ka mposhtur Werder Bremenin me rezultat 2-3.

Për 90 minuta në këtë ndeshje luajti edhe Milot Rashica i cili asistoi te goli i parë dhe u përkujdes të shënoj vetë golin e dytë.

Bayern ishte në epërsi të dyfishtë me golat e Lewandowski (36′) dhe Thomas Muller (63′), shkruan Indeksonline.

Në minutën e 74-të në skenë doli Rashica i cili asistoi për Osako i cili ngushtoi rezultatin.

Një minutë më vonë, ylli i Kosovës mori topin vetë dhe kaloi mbrojtjen e Bayernit për të barazuar rezultatin.

Golin e fitores për Bayern e realizoi Robert Lewandowski nga penalltia në minutën e 80-të.

Në finale bavarezët do të ndeshen me Leipzig që dje mposhtën Hamburgun. /IndeksOnline/