75 Mall Live Search
23:39 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rashica: Fitorja shkon për Kosovën

Golashënuesi i golit së parë të Kosovës ndaj Bullgarisë, Milot Rashica, ka thënë se fitorja i shkon krejt Kosovës.

Ai shpreson që do të vazhdohet më një lojë kështu dhe se do të arrihet ajo që synohet.

Rashica ka komentuar edhe dedikimin që i është bërë sulmuesit Arbër Zeneli, i cili ka mbetur i lënduar nga ndeshja me Malin e Zi

Rashica tha se përveç Zenelit ajo gol i është dedikuar edhe lojtarëve të tjerë të lënduar të Kosovës si Hekuranit, Valonit dhe Herolindit.

“Kena mujt me kthy lojën edhe më herët. Shpresojmë me vazhdu kështu edhe në ndeshjet e tjera. Inshalla mbërrijnë atë që e dojna”, ka thënë ai ndër të tjera. /Indeksonline/