75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Rashica flet para dy ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Evropë

Milot Rashica së bashku me trajnerin Florian Kohfeldt janë paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes të fundjavës kundër Hoffenheim.

Skuadra e yllit të Kosovës është në pozitën e nëntë dhe pesë pikë larg vendit të shtatë që dërgon në Europa League.

Rashica ka folur për formën e tij me skuadrën duke vlerësuar lartë paraqitjet e tij.

Unë kam luajtur më shumë në rundin e dytë. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua, por tani ka të bëjë me fitimin e 2 lojrave të fundit“, ka thënë Rashica.

Unë gjithmonë punoj shumë – në stërvitje, në lojëra. Ndonjëherë gjërat nuk ndodhin me të vërtetë se si ju dëshironi, por ka qenë një sezon i mirë për mua“, shtoi ylli i Kosovës.

Werder Bremen dhe Milot Rashica kanë edhe dy ndeshje për të përfunduar sezonin. /IndeksOnline/