75 Mall Live Search
23:13 / E Diele, 28 Mars 2021 / C E

Rashica flet për penalltinë e shkaktuar: Nuk e pashë topin

Milot Rashica shkaktoi penallti në rastin e golit të tretë të Suedisë.

Ylli i Werder Bremen pohon se nuk e kishte parë topin derisa e kishte prekur me dorë.

“Nuk mujta me e pa mirë topin prej lojtarit që ke përpara, kërceva pak lart edhe i jepa pak me durë më shumë se që është dashtë, çka me bo ndodhi edhe kjo”, deklaroi Rashica për SuperSport.

“Jena edhe na të zhgënjyem me rezultatin, sidomos tu e pa pjesën e parë qysh shkoi loja qysh i morëm dy golat, nuk e di a ke reale, duhet me u rigjeneru shumë shpejt e me keqyrë për lojën tjetër. Na e kemi ditë kualitetin e tyne, po besoj që kemi mujt me i ndëshku në pjesë të parë, i patëm 2-3 shanca ose gjysmë-shanca, që mi pasë finalizimet ma të mira kishim kalu në epërsi”, shtoi ai. /IndeksOnline/