23:16 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Rashica: Goli në fund e bën fitoren më të ëmbël

Ylli i Kosovës, Milot Rashica pas ndeshjes është shprehur i gëzuar me fitoren.

Ai tha se goli në fund të ndeshjes e bëri fitoren më të ëmbël.

“Edhe në këtë ndeshje patëm shumë raste. Goli në fund e bën fitoren më të ëmbël”, deklaroi Milot Rashica për Supersport.

“Besoj që jemi pak të lodhur, por ia vlejti. Gjithçka kemi bërë për tifozët të cilët kanë çka të folin derisa të shkojnë në shtëpitë e veta”./Indeksonline/