75 Mall Live Search
18:09 / E Hënë, 01 Korrik 2019 / indeksADMonline

Rashica – Hadërgjonajt: Ti je nga Deçani nuk e njeh Prishtinën, hajde të qes pak

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është rrëfyer në një intervistë për emisionin “Ish bin Albaner”.

24-vjeçari iu bashkua Kosovës në dy ndeshjet e fundit ndaj Malit të Zi në Podgoricë dhe Bullgarisë në Sofje.

Futbollisti i Huddersfieldit në Angli thotë se shumë shpejt është përshtatur në Përfaqësuese.

“Te Kosova të gjithë më kanë pritur shumë mirë. Me herët e kam njohur Benjamin Kolollin me të cilin kam luajtur në Zvicër. Si fillim jam shoqëruar me Milot Rashicën dhe Atdhe Nuhiun, pasi i jemi bashkuar ekipit më herët në përgatitje. Miloti më ka thënë, ‘ti je nga Deçani dhe nuk e njeh Prishtinën, hajde të ‘qes pak’’. Unë i thash kur vjen në Deçan ta tregojë unë Deçanin”, ka deklaruar Florent Hadërgjonaj.