75 Mall Live Search
13:57 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / G T

Rashica i “mbush” bateritë, rikthehet 100 për qind nga lëndimi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, tashmë është rikuperuar 100 për qind dhe pritet të jetë i gatshëm për Besiktasin në ndeshjen e ardhshme.

Rashica luajti 30 minuta në ndeshjen e fundit të Besiktastit ndaj Bodrumit, shkruan Indeksonline

Por, tani lojtari “dardan” do jetë i gatshëm 100 për qind.

Besiktasi të shtunën luan ndaj Samsunsporit dhe Rashica pritet të jetë startues dhe i gatshëm për 90 minuta.

28-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 12 ndeshje, ka shënuar një gol dhe ka bërë katër asiste./Indeksonline/