75 Mall Live Search
09:49 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

Rashica: Ishte një luftë e fortë, ia dolëm

Skuadra e Werder Bremen është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Bremen mposhti me rezultat minimal 1 me 0 ekipin e Regensburg – me golin e shënuar nga Osako, shkruan IndeksOnline

Ylli i Kombëtares së Kosovës përmes rrjeteve sociale ka komentuar këtë takim. Ai luajti vetëm 73 minuta.

“Në gjysmëfinale. Ishte një luftë e fortë, por ia dolëm”, ka shkruar Rashica në rrjetet sociale.

Kujtojmë që ylli kosovar s’ka shënuar gol me ekipin e tij Bremen që nga muaji gusht i vitit 2020./IndeksOnline/