75 Mall Live Search
10:25 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Rashica ka “dy fjalë” pas përformancës ndaj Bayernit

Milor Rashica shënoi një supergol dhe asistoi në një tjetër në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë kundër Bayern Munchen.

Por kjo përformancë e mirë e yllit të Kosovës nuk i mjaftoi Werder Bremenit të kualifikohet në finale, shkruan Indeksonline.

Rashica ka thënë se kjo nuk ishte e mjaftueshme por ka premtuar se do të vazhdoj së bashku me skuadrën.

“Për fat të keq nuk ishte e mjaftueshme, por ne vazhdojmë të shkojmë së bashku, mbështetje të mahnitshme nga tifozët tanë”, ka shkruar Milot Rashica.

Goli kundër Bayern Munchen në Kupë është i dhjeti këtë vit për Milot Rashicën me fanellën e Werderit. /IndeksOnline/