75 Mall Live Search
17:39 / E Mërkurë, 23 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rashica ka marrë vëmendjen e të gjithëve, ky klub i njohur e kërkon kosovarin

Sipas gazetës gjermane “Sport Bild”, Schalke është duke rivalizuar Leipzigun për 23-vjeçarin kosovar. Megjithatë, sipas raportimeve, largimi i Rashicës nga Werderi mund të jetë shumë i kushtueshëm për klubin e njohur gjerman.

Siç shkruan kjo gazetë, Benfica kishte ofruar 18 milionë euro për Rashicën verën e shkuar, por kjo ofertë ishte refuzuar. Sipas raportimeve, Rashica synon të qëndrojë në Bundesligë, ose mund të kalojë vetëm në tri ligat tjera të njohura: Spanjë, Itali e Angli.

Në anën tjetër, Werderi nuk po dorëzohet në tentativat për ta “blinduar” lojtarin. Ai ka kontratë deri më 2022, por klubi është i interesuar të nisë negociatat me lojtarin.

Sipas raportimeve nga mediat gjermane, pengesë në negociata shihet klauzola e largimit në kontratën e re. Teksa Rashica dëshiron të caktohet një çmim jo të lartë për shitjen e tij, Werderi është i interesuar të fitojë sa më shumë nga shitja potenciale e tij./Indeksonline/