Rashica largohet nga Besiktashi, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Milot Rashica është shumë pranë një transferimi të ri në karrierën e tij, këtë herë drejt Gjermanisë.
Sipas mediumit turk “Sonbirsoz”, sulmuesi i Kosovës ka arritur marrëveshje personale me klubin gjerman Borussia Monchengladbach.
Raporti thekson se klubi turk Besiktas është i gatshëm të lejojë largimin e Rashicës, por po pret një ofertë zyrtare në vlerë rreth 9-10 milionë euro për ta liruar lojtarin.
Rashica ka përvojë të mëparshme në Bundesligë, ku ka luajtur me Werder Bremen, dhe një rikthim në kampionatin gjerman shihet si një hap i rëndësishëm në karrierën e tij.
Përfaqësuesi kosovar ka qenë pjesë kyçe e Besiktasit sezonin e kaluar, por interesimi i Monchengladbach duket se po e shtyn drejt një kapitulli të ri në Gjermani. Negociatat pritet të intensifikohen ditët në vijim