11:08 / E Shtunë, 21 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rashica lë pas lëndimin, i gatshëm ndaj Leipzigut

Werder Bremen sot do të përballet me Leipzigun në kuadër të javës së pestë në Bundesligë.

Milot Rashica pritet të jetë pjesë e formacionit startues të Werder Bremenit për ndeshjen e sotme.

Ylli nga Vushtrria ka harruar lëndimin që e pësoi para 1 muaji, derisa tani trajneri i Werderit mund të llogarsië në shërbimet e tij.

Por, Rashicën e pret një ndeshje tejet e vështirë në rikthimin e tij në fushat e gjelbra, pasi skuadra e tij luan kundër liderit të Bundesligës, Leipzigut.

GAzeta Bild pati raportuar se ndeshja ndaj Union Berlinit ishte shumë herët për Rashicën për t’u rikthyer, por ai do ta bëjë një gjë të tillë ndaj Leipzigut, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Werderi është në vendin e 10-të me 6 pikë pas katër xhirove të zhvilluara deri tani në kampionatin gjerman./Indeksonline/