Rashica mbetet pa trajner, Besiktash e shkarkon Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Besiktash.
Klubi turk përmes një deklarate zyratre ka njoftuar shkarkimin e tekniku norvegjez, mënjeherë pas humbjes së sotme ndaj Lausanne, ku nuk arriti të kualifikohet në grupet e Conference League, shkruan IndeksOnline.
”Ndamë rrugët me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer
Kontrata jonë me Drejtorin Teknik Ole Gunnar Solskjaer u shkëput si rezultat i vendimit të marrë në mbledhjen e bordit.
Presidenti ynë falënderoi Solskjaer për shërbimet e deritanishme në intervistën e tij pas takimit në ishullin Serdal.”, thuhet në deklaratën e Besiktashit./IndeksOnline/