20:23 / E Mërkurë, 30 Tetor 2019 / indeksADMonline

Rashica me shokë e kryejnë punën për 45 minuta, Werder kualifikohet në rundin tjetër

Werder Bremen është kualifikuar në rundin e 1/8 të Kupës së Gjermanisë.

Skuadra e drejtuar nga Florian Kohfeldt mposhti Heidenheimin me rezultat 4-1, shkruan Indeksonline.

Golin e parë në ndeshej e shënoi ylli i Kosovës, Milot Rashica me një goditje të bukur.

Për Werderin realizuan edhe Bittencourt, Klassen dhe Friedl.

Ndërsa për mysafirët golin e vetëm e realizoi Schnatterer nga penalltia. /IndeksOnline/