Rashica me Werderin sot luajn për rekord të madh në Bundesliga
Milot Rashica dhe Werder Bremen kanë një mision të rëndësishëm para vetes. Skuadra gjermane e ka shansin të thyej rekord në futbollin gjerman.
Në rast se Werder shënon sot gol ndaj Mainz, bëhet skuadra e parë që ka shënuar 27 ndeshje me radhë gol në Bundesliga.
Në faqen zyrtarë të skuadrës është paralajmëruar ky rekord pikërisht me foton e Rashicës.
Shpresojmë që ylli kosovar ta ketë fatin të shënoi golin e rekordit në Bundesliga./Indeksonline/
