15:50 / E Martë, 26 Mars 2019 / indeksADMonline

Rashica ngushëllohet nga bashkëlojtarët pas zhgënjimit

Në ndeshjen kundër Bullgarisë, Milot Rashica pati disa raste për të shënuar, por asnjërin nuk e konkretizoi.

Menjëherë pas përfundimit, ai u dukë shumë i mërzitur, derisa bashkëlojtarët shkuan për ta ngushëlluar.

Në deklaratën e tij pas ndeshjes, mesfushori i Werderit, tha se është i mërzitur për këtë fakt.

“Jam dëshpëru me vetën dhe jam nërvoz. Në ndeshjet e fundit me Werderin e Bremenit, një goditje që kam pasur në portë ka përfundu në gol. Këtu i pata 3-4 që nuk mujta me i realizu. Me pak fat dhe me koncentrim pak më të madh, shpresoj që mundem me vazhdu me shënu sikur atje” deklaroi Rashica për Supersport.