Rashica nis stërvitjen, këto janë fjalët e para si futbollist i Bremenit (Video/Foto)
Milot Rashica ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Werder Bremen.
Ai u largua nga Vitesse pasi qëndroi dy sezone, transmeton IndeksOnline.
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës sot është prezantuar me fanellë numër “11”, dhe ka filluar seancën stërvitore.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu në një klub kaq të madh dhe tradicional të Bundesligas. Mezi pres sfidën time të re. Për mua ky ndryshim është një hap i rëndësishëm në karrierë”, ka thënë Rashica.
Futbollisti kosovar mund të debutoj qysh më 3 shkurt, përballë Schalkes, ndeshje kjo e vlefshme për Bundesligan gjermane./IndeksOnline/
?steht dir Milot! #werder #rashica pic.twitter.com/0VwN7tvego
— SV Werder Bremen (@werderbremen) January 31, 2018