Rashica: Nuk kemi luajtur si dimë ne
Sulmuesi i krahut, Milot Rashica në konferencë për media ka shprehur zhgënjimin e madh pas takimit me Cekinë.
Kosova la kualifikimin në Ceki në njërën prej ndeshjeve më të dobta të saj në këtë kampanjë eliminatore, shkruan Indeksonline.
“Zhgënjim shumë i madh, nuk kemi luajtur si dimë ne, pjesa e parë ishte më e dobëta e jona prej që luajmë”, tha Rashica.
“Cekia luajti një lojë të mirë, u angazhuan më shumë se ne, shënuam gol por nuk arritëm ta mbanin”, shtoi tutje ai.
Kosova nuk arriti ta mbajë rezultatin e krijuar që në fillim të pjesës së dytë, dy golat e Kral ishin fatale për Kosovën.
Kombëtarës sonë i mbetet të gjej rrugën e kualifikimit nëpërmjet ligës së kombeve.
/Indeksonline/