23:29 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rashica: Nuk kemi luajtur si dimë ne

Sulmuesi i krahut, Milot Rashica në konferencë për media ka shprehur zhgënjimin e madh pas takimit me Cekinë.

Kosova la kualifikimin në Ceki në njërën prej ndeshjeve më të dobta të saj në këtë kampanjë eliminatore, shkruan Indeksonline.

“Zhgënjim shumë i madh, nuk kemi luajtur si dimë ne, pjesa e parë ishte më e dobëta e jona prej që luajmë”, tha Rashica.

“Cekia luajti një lojë të mirë, u  angazhuan më shumë se ne, shënuam gol por nuk arritëm ta mbanin”, shtoi tutje ai.

Kosova nuk arriti ta mbajë rezultatin e krijuar që në fillim të pjesës së dytë, dy golat e Kral ishin fatale për Kosovën.

Kombëtarës sonë i mbetet të gjej rrugën e kualifikimit nëpërmjet ligës së kombeve.

/Indeksonline/