75 Mall Live Search
18:43 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / Blerim

Rashica pas asistit: Le të vazhdojmë…

Milot Rashica ka reaguar në rrjetet sociale pas barazimit të Ëerder Bremen ndaj Schalkes 04 [1-1].

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës u inkuadrua në pjesën e dytë gjatë kësaj ndeshje dhe bëri një asist për golin e barazimit, shkruan IndeksOnline.

Pas ndeshjes, Miloti përmes rrjeteve sociale ka reaguar duke lënë një mesazh për bashkëlojtarët e tij.

“Le të vazhdojmë të punojmë”, ka shkruar ylli kosovar në rrjetet sociale.

Kujtojmë që ky ishte asisti dhe gjëja pozitive e vetme e Milotit gjatë vitit 2021../IndeksOnline/