Rashica për rënien e Werderit nga liga: Më vjen keq për të gjithë tifozët

Skuadra e Werderit e ka humbur mundësinë të jetë pjesë e Bundesligës gjermane.
Werderi sezonin e ardhshme do t’i zhvillojë ndeshjet në Bundesliga 2, shkruan IndeksOnline
E për këtë i shqetësuar shumë është sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në ‘Twitter’ tha se falënderon tifozët për përkrahjen ndaj tyre.
“Pothuajse një javë më vonë, zhgënjimi është edhe më i madh. Do të duhet pak kohë derisa e gjithë kjo të përpunohet në kokën time. Më vjen keq për të gjithë tifozët e Werderit. Unë do të doja të ju falënderoj për mbështetjen dhe besnikërinë tuaj në këtë sezon – ju keni qenë gjithmonë në anën tonë”, tha Rashica.
Fast eine Woche später ist die Enttäuschung immer noch sehr groß. Es wird noch dauern, bis das im Kopf alles verarbeitet ist. Es tut mir Leid für alle Werder Fans. Ich möchte mich für eure Unterstützung und Treue diese Saison bedanken – ihr standet immer auf unserer Seite. ? pic.twitter.com/kaslIW74jM
— Milotrashica (@milotrashica) May 28, 2021