21:09 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Rashica përshëndetet nga Europa Ligë

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica së bashku me skuadërn e tij Vitesse janë përshëndetur nga Europa Liga.

Vitesse barazoi 1 me 1 me Lazion, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Ligës, shkruan IndeksOnline.

Me këtë barazim, Vitesse përshëndetet nga ky kompeticion edhe pse kanë mbetur edhe një ndeshje deri në fund të fazës së grupeve.

Në anën tjetër, Lazio i Strakoshës ka siguruar kualifikimin, pasi kryeson tabelën e grupit K me 13 pikë../IndeksOnline/