Rashica futet në formacionin e muajit në Bundesligë
Milot Rashica ka hyrë në formacionin e muajit nëntor në Bundesligë.
Reprezentuesi kosovar pati paraqitje fenomenale me Werderin, duke shënuar e asistuar pothuajse në çdo ndeshje, shkruan Indeksonline.
Në 11 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, Rashica ka 8 gola e tri asistime.

Ai gjendet përkrah Lewandowskit e Wernerit në sulm./Indeksonline/