20:38 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Rashica: Rezultati nuk është real, ja ku gabuam

Milot Rashica ka treguar se ku gaboi Kosova, në ndeshjen me Anglinë.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, tha se Kosova e nisi këtë ndeshje më mirë se atë kundër Çekisë.

“Po besoj që e nisëm pjesën e parë më mirë se ndeshjen e kaluar”, tha Rashica pas ndeshjes për Supersport.

“Nëse kishim luajtur kështu me bo lojë, duke filluar prej portierit, çka ishte që na mungoi në ndeshjen me Çekinë, mendoj se do të kshim dalë më mirë edhe në atë ndeshje”, theksoi Rashica.

Tutje, ai tha se mendon që rezultati kundër Anglis nuk ishte real.

“Mendoj që rezultati nuk ishte real me lojën qysh ke deri në ato momente. Në pjesën e dytë, prej mos koncentrimit besoj pësuam golat”, tha ai.

“Deri aty shkojshim mirë, por në pasimin e fundit gjithmonë na mungonte diçka dhe pa dashtë të nënçmoj mbrojtjen kundërshtare, sepse luajnë në ekipet më të mira në botë dhe kanë kualitet të madh. Por, është edhe faji jonë”, përfundoi Rashica.